Futboll Sport

KA VENDOSUR KU DO E VAZHDOJË KARRIERËN/ Çinari përshëndet armenët: Gjithmonë një kapitull i veçantë

Erald Çinari do e vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite. Sulmuesi ka marrëveshje me Al Jabalain, që militon në ligën e dytë të futbollit arab.

Çinari është përshëndetur me Noah së fundmi. Te klubi armen spikaste me 17 gola dhe 12 të tjerë të asistuar.

“Kohës sime te Noah i erdhi fundi, por çfarë viti ka qenë, fitova kampionatin dhe Kupën e Armenisë, dhe garova në Ligën e Konferencës së Evropës.

Jam krenar që kam qenë pjesë e këtij udhëtimi. Falënderime të mëdha për shokët e mi të ekipit, stafin dhe tifozët e mrekullueshëm që na mbështetën në çdo hap të rrugës. Noah do të jetë gjithmonë një kapitull i veçantë në karrierën time”, shkruan Çinari.

Related posts

Real Madrid – Barcelona, statistikat e pjesës së parë

Delo.autor

“SHPËRTHEN” NË LOT PAS FITIMIT TË TITULLIT/ “Demi” Lukaku ia kishte premtuar personit të afërm që ndërroi jetë (VIDEO)

Delo.autor

E kërkon Real Madrid, ja kur vendos Wenger

Sadik.Autor

Leave a Comment