Futboll Sport

TRIUMF ME SPEKTAKËL/ Kosova merr një fitore të madhe ndaj Suedisë

Kosova merr një fitore të madhe në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e dytë Kualifikuese të Botërorit, teksa mundi 2-0 Suedinë.

Suedezët u gjetën të papërgatitur në minutën e 26-të, me Rexhbecaj që ia doli të dërgojë topin në rrjetë, pasi mori  një top të gjatë mjaft të bukur.

Për të ardhur te goli i dytë, në të 42-tën, Rrahmani shërbeu për Muriqin, i cili nuk fali.

Në pjesën e dytë të besuarit e Tomasson shtuan presionin por pa mundur dot të bënin diçka konkrete.

Kosova merr 3 pikët e para në Kualifikuese dhe e sheh veten në vendin e dytë, me dy pikë më shumë se Suedia dhe 3 pikë më pak se Zvicra kryesuese që mposhti Slloveninë 3-0.

Related posts

I SURPRIZON TË GJITHË ME LËVIZJEN/ Artan Bano braktis Shkumbinin, gati të marrë drejtimin e…

Delo.autor

MERR FUND PRITJA/ FIFA zbulon golin më SPEKTAKOLAR në Kupës së Botës (VIDEO)

Isa.Autor

Matthaus rikthehet në fushën e lojës

Sadik.Autor

Leave a Comment