Futboll

Man Utd rishfaq interes për një tjetër yll të Juventusit

Manchester United është i vendosur të rikthejë interesin e tyre në Blaise Matuidi një vit pasi humbi garën ndaj Juventusit, që nënshkroi me mesfushorin francez. Jose Mourinho ishte i etur për 30-vjeçarin, por “Zonja e Vjetër” u tregua më e shpejtë dhe gjeti marrëveshjen me ish-yllin e Paris Saint-Germain. Italianët nuk duan ta shesin lojtarin, megjithëse “Djajtë e Kuq” kanë qenë në kontakt me agjentin e tij Mino Raiola, shkruan “Rai Sport”.

Me dëmtimin e Paul Pogba, opsionet e Mourinho në mesfushë dukeshin të kufizuara vetëm me Nemanja Matiç dhe të riun Scott McTominay, ndaj Matuidi do të sillte përvojë dhe shpejtësi, sëbashku me një shkathtësi për të operuar në skemën me dy ose tre mesfushorë. Matuidi ka vuajtur nga disa dëmtime, por është një lojtar i rëndësishëm i Juventusit. Javën e kaluar, bardhezinjtë eliminuan Tottenham nga Liga e Kampionëve me një fitore 2-1 në Londër dhe francezi zhvilloi një paraqitje të mirë.

Related posts

FYERJET NDAJ KOULIBAYT/ De Magistris: Në këtë pikë futbolli është duke na dëshpëruar, duhet të…

Delo.autor

Publikohen formacionet e ndeshje midis Arsenalit dhe CSKA Moscow

Sadik.Autor

“SFIDË E VEÇANTË SEPSE ËSHTË DERBI”/ Pirlo: Jemi duke u përgatitur mendërisht që të kemi një…

Delo.autor

Leave a Comment