Futboll

Kur Zubizarreta mban qëndrim për të ardhmen e Iniesta-s

“Është një vendim që unë do ta ndaj së pari me klubin dhe më pas ju do të lexoni diçka rreth tij. Përpara datës 30 prill, unë do të marr vendimin përfundimtar”, tha kapiteni i Barcelona-s.

Ish-drejtori sportiv i Barcelona-s, Andoni Zubizarreta, aktualisht drejtori i Olympique de Marseille, u pyet rreth të ardhmes së Andres Iniesta-s. Siç raportohet nga Mundo Deportive, e cila ka marrë në intervistë Zubizarreta-n, ai ka thënë: “Është e vështirë që të japësh një opinion. Por, ai është shumë inteligjent dhe sigurisht që do të marrë vendimin më të mirë për veten dhe për Barça-n. Ai e ka bërë këtë gjatë gjithë jetës së tij. Iniesta u largua nga shtëpia në moshën 12 vjeçare që të stërvitej nga La Masia dhe dikush në moshën e tij do të vendosë të ardhmen gjithnjë duke u konsultuar me klubin. Duhet të lëmë atë që të vendosë”, tha Zubizarreta.

Related posts

BARCELONA NUK FAL NË “CAMP NOU”/ Siguron 3 pikët e radhës në kampionat dhe lë pas Realin

F.autor

Tronditet Seria A, lojtari rezulton pozitiv në doping. Rast i ngjashëm me atë të Jashanicës

Q.Autor

BARAZON SHIFRAT/ Manchester United përmbys Southamptonin brenda pak minutash (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment