Futboll Sport

JO VETËM GOLI NË MINUTËN E 90/ Broja “ndezi motorin” dhe iu afrua të dytit në shtesë. E ndali një “mik i vjetër”

Armando Broja mund të kishte festuar sot dyfish në ndeshjen mes Bornmuthit dhe Bërnlit. Sulmuesi shqiptar u fut në fushën e lojës si zëvendësues në minuat e fundit dhe në minutën e 90, shënoi golin e barazimit përfundimtar 1-1.

Por në shtesën e takimit, Broja kishte një mundësi të artë për të shënuar edhe golin e dytë. Pas një topi të gjatë, ai kaloi në duel shpejtësie mbrojtësin që e mbulonte, teksa detyroi portierin Petroviç, i cili e njeh mirë nga vitet bashkë te Çelsi, që të dilte nga zona dhe për përplasej me sulmuesin.

SHIH VIDEON

Sfera mori një trajektore të pazakontë por Broja ishte i pafat në ato momente pasi ajo nuk shkoi drejt katërkëndorit apo u ndal për të që ta shtynte në rrjetë. Sikur të mos mjaftonte kjo, Broja nuk u kënaq as nga vendimi i kryesorit e anësorit, të cilët nuk akorduan goditje këndi, siç pretendonte sulmuesi shqiptar.

Related posts

REAL MADRIDI I HAP DYERT/ Cristiano Ronaldo drejt rikthimit, presidenti Perez ka një plan për të

F.autor

LEGJIONARËT/ STRAKOSHA kthehet në aksion, duel për NDERIN e Etrit BERISHËS

Isa.Autor

PO BËHET VIRALE/ Klopp “harron” Liverpool dhe fokusohet tek stërvitja e kundërshtarit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment