Futboll

Transferimi i Elis Bakajt, Nexhipi sqaron situatën

Elis Bakaj ndodhet në Bjellorusi, por ende nuk ka debutuar me Shakthter Soligorskin, që ka arritur marrëveshjen me Kukësin për ta transferuar sulmuesin. Prej ditësh ëshët rënë dakord për detajet financiare, por ende nuk është mbyllur asgjë dhe e gjitha është çështje procedurash. Gjithsesi nuk është se kjo shqetëson verilindorët, që sqarojnë se brenda javës së ardhshme pritet të konkretizohet gjithçka dhe sulmuesi do të ketë mundësinë të luajë.

I pyetur në konferencën e sotme për shtyp, drejtori sportiv Nderim Nexhipi ka deklaruar: “Akoma në klub nuk ka ardhur shuma për të cilën kemi rënë dakord. Është çështje procedurash dhe besoj se javën e ardhshme do të ndodhë dhe do të mbyllet kjo çështje”. Bakaj me Kukësin në pjesën e parë të sezonit arriti të ishte shënuesi më i mirë i skuadrës, teksa regjistroi 12 gola të shënuar dhe tanimë do të provojë një eksperiencë të re në Bjellorusi. Rreth 120 mijë euro do të përfitojë klubi verilindor për këtë lëvizje, ndërkohë që diçka më shumë do të marrë vetë Bakaj.

Related posts

TRIUMFON NDAJ LITUANISË/ I papërmbajtshëm Ronaldo, ja rekordi që ka thyer në “Euro 2020”

Delo.autor

LIVE/ Starton ndeshja në Gjirokastër, Luftëtari dhe Tirana luajnë vetëm për 3 pikë

Isa.Autor

Tifozët e Anglisë shkatërrojnë një qendër të Ikea (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment