Futboll Sport

NË PRITJE PËR TË MËSUAR TË ARDHMEN/ Sirena nga Arabia për Kristjan Asllanin

Edhe mesfushori tjetër i kombëtares tonë mund të ndryshojë destinacion nga sezoni i ardhshëm. Bëhet fjalë për Kristjan Asllani, i cili do të shitet në këtë merkato vere nga Interi. Menaxheri i njohur italian, Federiko Pastorelo, u shfaq dje në selinë e klubit pasi duhet të dërgojë oferta për Asllanin.

Në Itali do të jetë e vështirë që të kënaqen kërkesat financiare të Interit. Ndaj dhe zhvillimet e reja mund të vijnë nga jashtë vendit.

Arabia Saudite është një destinacion i preferuar nga klubet për raste të tilla. Kujtojmë se në edicionin e kaluar, Asllani u huazua fillimisht te Torino dhe më pas te Beshiktash.

Pavarësisht se paraqitja me klubin turk u konsiderua pozitive, Beshiktash nuk ishte i gatshëm të paguante 11 milionë euro për blerjen përfundimtare të kartonit. Mbetet për tu pare se cila do të jetë skuadra e radhës për Asllanin, por e sigurtë është në këtë pike, se ai do të luajë larg Italisë.

Related posts

PO SHKËLQEN ME ROMËN/ Derbi i madoninës synojnë të marrin në janar mbrojtësin…

Delo.autor

REFUZON LARGIMIN NGA KLUBI/ Atletico nuk dëshiron të shesë mbrojtësin Hernandez në…

Isa.Autor

DOPIETË PËR 4 MINUTA ME LOKOMOTIV ZAGREB/ Sulmuesi Uzuni: Asnjë SMS nga Reja, s’e mendoj konkurrencën…

Delo.autor

Leave a Comment