Futboll Sport

ARRIHET AKORDI/ Asllani drejt kalimit në Lindjen e Mesme

Kristjan Asllani është shumë pranë largimit nga Interi, me mesfushorin shqiptar që pritet të vijojë karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, klubi i Al Jazira ka arritur një akord verbal me Interin për transferimin e lojtarit.

Sa i takon shifrave, bëhet fjalë për një huazim me vlerë 2 milionë euro, ndërsa do ketë opsion blerjeje prej 6.5 milionë eurosh, që i jep klubit nga Emiratet mundësinë për ta transferuar përfundimisht lojtarin. Kujtojmë se në garë për futbollistin ishte edhe Monza, por për momentin, Al Jazira mbetet prioritet.

Related posts

GATTUSO PESIMIST/ Moduli me “9 të dyfishtë” mund të funksionojë vetëm nëse…

Isa.Autor

Agjenti: Real Madridi ka refuzuar dy oferta prej 150 milionë eurosh për Asension

Sadik.Autor

(VIDEO) I “shkatërroi” ekipin e zemrës, fansi i vogël ka një kërkesë për Hazard. Belgu e lë pa fjalë

Q.Autor

Leave a Comment