Futboll

Tripleta e 50-të e Ronaldo-s i jep fitoren Real-it ndaj Girona

Real Madrid këtë herë nuk ka bërë hap fals duke fituar brenda në Santiago Bernabeu me rezultatin 6-3 ndaj Girona-s. Ishte një ndeshje që u sigurua në pjesën e dytë nga Real që vuajti në pjesën e parë ndaj një Girona tepër luftarake. Megjithëse ishte Ronaldo ai që me një gol fantastik zhbllokoi rezultatin në minutën e 11’, miqtë papritmas barazuan me ish-sulmuesin e Middlesbrough Stuani në minutën e 29’.

Pas pushimit Zidane do të ketë thënë fjalë motivuese pasi skuadra e tij ishte më agresive dhe gjeti dy gola të shpejtë në të 7’ dhe 59’ që vranë ndeshjen. Në minutën e 64’ Ronaldo kompleton tripletën e tij të merituar dhe shton edhe një të katërt në minutat shtesë(e 50-ta në të gjitha kompeticionet) dhe Real Madrid tri pikë të rëndësishme në luftën për një vend mes katër më të mirëve. Goli i dytë i Girona-s i shënuar nga Stuani ishte thjesht sa për statistikë, por gjithsesi kjo do të jetë një mbrëmje e paharrueshme për rumunin pasi nuk ndodh shpesh që të shënosh dy gola ndaj Real. Edhe Bale nga Real dhe Juanpe gjetën rrjetën në fund të takimit duke e kthyer ndeshjen në festival golash.

Me këtë fitore, dhe disfatën e Atletico-s ndaj Villarreal, Los Blancos tashmë ndodhen vetëm katër pikë larg vendit të dytë që mund të quhet objektivi i vetëm për këtë sezon në La Liga pasi Barcelona vazhdon të mbetet plot 15 pikë larg Real.

Related posts

“Fenomeni” shkon në ndihmë të yllit të Premier League

Q.Autor

BRDARIC NUK I DEL INATI ME ARBITRIN/ Trajneri i shkodranëve i vendosur për ankimimin në UEFA ndaj rusit

Delo.autor

KRIZA TEK BARCELONA/ Ish-lojtari i “katalanasve”: E shoh “Pleshtin” larg skuadrës!

Delo.autor

Leave a Comment