Futboll

Klopp i fiksuar pas yllit gjerman, Liverpool bën gati 50 milionë euro

Julian Draxler mund të niset për në Angli, pasi Liverpool-i ka shfaqur interes për të nënshkruar me yllin e Gjermanisë. Sipas “Bild”, Jurgen Klopp dëshiron të sjellë ish-yllin e Schalke në verë në “Anfield”, për të zëvendësuar brazilianin Philippe Coutinho.

Ylli i PSG ishte protagonist në fundjavë në fitoren 2-1 ndaj Nice, por ai nuk është zgjedhja e parë e Emery. Gjermani ka shënuar katër gola dhe ka dhënë gjashtë asiste në të gjitha garat për PSG, por është e qartë, se afrimi i Neymar dhe Kylian Mbappe në verë i kanë prishur disi planet e tij.

24-vjeçari ka bërë vetëm 17 paraqitje në Ligue 1 këtë sezon, pavarësisht se u bashkua me PSG për një shifër të madhe në janar të vitit 2017 (42 mln €).

Ndërkohë, Draxler është i irrituar me vendimin e Unai Emery për të angazhuar lojtarë të tjerë përpara tij, duke përfshirë Giovani Lo Celso dhe Angel Di Maria. Ai është i disponueshëm për vetëm 50 milionë euro, konfirmon “Bild”, një shumë e mirë për atë që konsiderohet si një nga mesfushorët sulmues më të mirë të Gjermanisë. 

Related posts

“San Siro” pret 70.000 spektatorë për Championsin, bastet favorizojnë Totenhemin

Isa.Autor

Milani pranë shkarkimit të Gattusos, e pabesueshme kush pritet ta zëvendësojë

Delo.autor

Roma pas Susos, por bën sondazhe edhe për anësorin e Juventusit

Sadik.Autor

Leave a Comment