Futboll

Ibrahimovic: Unë nuk jam mbreti i futbollit, por Zoti…

Zlatan Ibrahimovic është etiketuar dikur si “Mbreti i Parisit”, një titull që ai refuzoi sepse mendoi se ishte “Zoti i PSG”. Kjo tregon për vetëbesimin që ka pasur suedezi kur ka luajtur në kryeqytetin francez dhe faktikisht nuk përbën një surprizë.

Karakteri i Ibras ka qenë gjithmonë i veçantë dhe ka bërë për vete tifozë nga e gjithë bota. Këtë herë është ish-shoku i ekipit Benjamin Stambouli, i cili tregon një episod kurioz nga koha kur dyshja luante bashkë te Paris Saint-Germain. Stambouli kaloi vetëm një sezon në Ligue 1, në vitin 2016, përkrah Ibrahomvic, përpara se të shkonte i huazuar te Schalke.

Ibrahimovic was hailed the 'king of Paris' whilst at PSG but he rejected the title

“Një ditë ishim në dhomën e fizioterapistit dhe po bënim mesazh kur filloi një lajm në televizon, – tregoi 27-vjeçari. – Zlatan më kërkoi ta përktheja sepse pa që pamjet filmike po flisnin për të. Unë i shpjegova se po e thërrisnin “Mbretit i Parisit”. Unë dhe çdo futbollist tjetër do të ishim krenar për këtë emërtim, sepse është e bukur që tifozët të të duan aq shumë, por Zlatan regoi ndryshe. Ai u nevrikos shumë, shtrembëroi fytyrën dhe bërtiti: Çfarë lesh mbreti thonë këta, unë jam Zoti. Kjo çmenduri mendoj se e ka ndihmuar atë të arrijë kaq lart.” Ibrahimovic, aktualisht te Manchester United, ka fituar titullin kampion në Holandë, Itali, Spanjë dhe Francë.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Nuk bën pjesë në planet e Ancelotti-t, Juventus përgatit goditjen Champions për…

Delo.autor

NUK NJEH PLAKJE/ Shikoni “MAGJINË” e “Gjyshit” Pandev ndaj Crotones (VIDEO)

Delo.autor

Rinovimi/ Bayern Munich merr vendimin për dyshen Robben-Ribery

Q.Autor

Leave a Comment