Futboll

E bujshme/ Ylli i Romës del me origjinë shqiptare

Portieri i Romës, Alison Becker, ka postuar një foto në avion me disa nga shokët e tij tek ekipi i Romës.

Në foto ndodhen 6 lojtarë të Romës, dhe secilit ai u ka vendosur imazhin e flamurit të origjinës.

Ajo që bie në sy, është flamuri i Shqipërisë që i ka vendosur talentit të Romës, Lorenco Pelegrinit.

Image

Pelegrini është një lojtar i lindur në Romë dhe i rritur në ekipet zinxhir të ekipit verdhekuq. Ai ka bërë debutimin e tij te Roma që në vitin 2015 dhe po ashtu edhe në Kombëtaren e Italisë.

Edhe pse ai nuk e ka bërë publike më parë, duket se djaloshi ka rrënjë shqiptare, dhe këtë detaj e ka zbuluar pikërisht shoku i ekipit, portieri Alison.

Related posts

(FOTO) Mbyllen ndeshjet e Serie A, Benevento e Memushajt rikthehet me ‘këmbë në tokë’

Q.Autor

PUBLIKOHET LISTA/ “The Best FIFA” për vitin 2021, ja tre kandidatët finalistë…

Delo.autor

Kapiteni Shameti i ka idetë e qarta: Ta zgjidhim që në Shkodër çështjen e kualifikimit në Champions

Isa.Autor

Leave a Comment