Futboll

Lajm i keq për Hysajn, Napoli sfidon Barçën për mbrojtësin spanjoll

Një nga prioritetet kryesore të Napolit gjatë merkatos së kësaj vere do të jetë të nënshkruajë me një zëvendësues afatgjatë për mbrojtësin e djathtë 36-vjeçar, Christian Maggio.

Alternativa e vetme serioze për Sarri-n është Elseid Hysaj, i cili shpesh është lidhur me disa klube të mëdha. Në të vërtetë, drejtori sportiv i të kaltërve, Cristiano Giuntoli, kishte identifikuar Shime Vrsaljko të Atletico Madrid si objektivin e tij të parë, por pasi Filipe Luís theu këmbën “Los Colchoneros” kanë vendosur të mos e largojnë ish-lojtarin e Sassuolo.

Në këtë mënyrë Giuntoli është detyruar të eksplorojë disa opsione të tjera dhe tani po shikon mundësinë për një lëvizje për yllin e Arsenalit, Hektor Bellerin, i cili gjithashtu ka qenë i lidhur me Juventusin dhe Barcelonës gjatë muajve të fundit.

Edhe pse është vetëm 23 vjeç, spanjolli tashmë ka arritur të ketë një sasi të konsiderueshme eksperience në Londrën e Veriut, e cila mund të jetë e paçmueshme për skuadrën e Maurizio Sarri-t, ndërsa ata kërkojnë të lënë një përshtypje më të madhe në garën evropiane sezonin e ardhshëm. Në rast se ky operacion realizohet, Hysaj duhet t’i bëjë mirë llogaritë, pasi Bellerin nuk do pranojë të jetë zëvendësues.

Related posts

Leicester pranon ofertën e Manchester City për Mahrez

Sadik.Autor

“TELASHE” PËR MILANIN/ Donnarumma i kërkon klubit 10 milionë euro për rinovimin e kontratës

Delo.autor

REVOLUCION TEK “KATALANASIT”/ A po negocion Barcelona me Neymar dhe Lautaro? E zbulon Bartomeu

Delo.autor

Leave a Comment