Futboll

Transformimi i pabesueshëm fizik që pësojnë trajnerët e Barcelonës

Një detaj tepër i rëndësishëm është transformimi fizik që pësojnë trajnerët që marrin drejtimin e Barcelona-s. Në pamje të parë duket sikur të jetë pozicioni me presionin dhe përgjegjësinë më të madhe dhe mbase ashtu është.

Pep Guardiola kur u emërua trajner ishte me flokë, kur iku i kishin rënë të gjitha. Ai qëndroi për katër vite duke fituar gjithçka, por kjo nuk do të thotë se nuk ka qenë një punë e lodhshme.

Pas tij erdhi Luis Enrique. Ish-lojtari i Barça-s kur u emërua ishte si një djalë i ri dhe vetëm tre vite më pas ai dukej sikur kishin kaluar 15 vite që nga momenti që ai ishte ulur në stolin e Barça-s. Ai ishte thinjur komplet.

Dhe e njëjta gjë po ndodh me Ernesto Valverde vetëm një vit e gjysmë në krye të Camp Nou. Kur ai mbërriti ishte brun dhe tani është kthyer në një gjysh me flokë të bardha. Rastësi, apo mbingarkesë e madhe psikologjike?

Related posts

VJEN KONFIRMIMI/ Zbulohet stadiumi ku do luhet Superkupa e Europës

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Tekniku AlLegri merr kohë, Juventus mendon t’i besojë stolin një ish-milanisti

Delo.autor

E PAMUNDUR/ Ky qenka SUPER PORTIER: Shikoni pritjen HEROIKE nga gardiani i SEVILLAS (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment