Moto GP

Valentino Rossi: I kënaqur nga podiumi, Honda e Ducati janë më të shpejtë

Valentino Rossi ka mbetur i kënaqur nga vendi i tretë arritur në garën e Çmimit të Madh të Katarit, zhvilluar në pistën e Losail. “Doktori” e nisi garën nga vendi i tetë dhe arriti të ngjitet në podium, duke treguar të gjithë potencialin e tij dhe të motorit Yamaha edhe pse kjo dukej e vështirë në fillim. “Jam i kënaqur, madje u argëtova në këtë garë të parë sezonale. Në fakt, prisja diçka më shumë, pasi ndihem më komod me motorin e këtij viti, por Marquez e Dovizioso, për momentin kanë një hap më të shpejtë krahasuar me mua. Fakti që duelova me ta është pozitiv”, u shpreh Rossi.

Piloti italian Valentino Rossi

Piloti italian shprehet më tej se ka bërë një garë të mirë, që id ha mundësi të kapë podiumin edhe pse Yamaha nuk është ende në nivelin që mendohej. “Ky motor pilotohet më kollaj se ai i sezonit të kaluar, duhet t’i japësh shumë gaz në kthesa, pasi Honda dhe Ducati, për momentin janë më superiorë në pistë. Por ky podium nuk më befason, pasi e kisha parashikuar dhe imagjinuar një rezultat të tillë. Tani na duhet të punojmë shumë në bazë të të dhënave që grumbulluam nga kjo garë për të qenë gati për sfidën e radhës”, deklaroi Valentino Rossi, 9 herë kampion bote.

Related posts

MOTO GP/ Ducati dominon në pistën e Le Mansh, suksesi i dytë radhazi për Jack Miller

Delo.autor

MotoGP/ Petrucci synon Ducatin zyrtar, Dovizioso e Lorenzo janë të paralajmëruar

Sadik.Autor

MOTO GP/ Marquez regjistron kohën më të mirë të ditës, “Doktor” Rossi në vendet e fundit

Delo.autor

Leave a Comment