Futboll

Plani armiqësor – dhe i paligjshëm – i tifozëve të Liverpool për ndeshjen ndaj Man City-t

Tifozët e Liverpool janë duke planifikuar një mikpritje armiqësore – dhe mbase të paligjshme – për ekipin e Manchester City.

Dy skuadrat do të takohen më 4 prill në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League. Dhe disa tifozë të Liverpool po mundohen të organizojnë një pritje të nxehtë për Blutë kur të jenë duke shkuar për në stadium.

Një poster i qarkulluar nga një tifoz i Liverpool në Twitter dhe i shpërndarë pasivisht nga të tjerët është duke nxitur tifozët e Kuq të mblidhen dy orë përpara ndeshjes për një “përshëndetje” të autobusit të ekipit të City-t.

“Do t’i tregojmë ekzaktësisht se çfarë nuk mund të blejë paraja,” deklarohej në poster.

“Sillni fanellat dhe flamujt. Banerat dhe fishekzjarrët. Do të ketë mijëra tifozë gati për t’i trembur aq keq sa do të duan të rikthehen andej nga kanë ardhur pa nisur akoma loja.”

scousePNG.png

Related posts

Rritet presioni te Skënderbeu/ Ilir Daja dhe vendimi i CAS-it bëhen çështje në kampin korçar

Sadik.Autor

PAS HUMBJES NDAJ MANCHESTER CITY-T/ Morinho fajëson “penalltitë moderne”: Na e ka bërë gjithçka më të vështirë

Delo.autor

E BUJSHME NGA ZVICRA/ I ofrojnë një rrogë të majme, Xherdan Shaqiri drejt klubit francez…

Delo.autor

Leave a Comment