Futboll

Agolli largohet nga Shqipëria, ja kush do të jetë kapiteni i ri

Mungesa e mbrojtësit Ansi Agolli në Kombëtaren e Shqipërisë ishte thuajse e paralajmëruar, pasi trajneri Christian Panucci i kishte shpalosur idetë e tij se Shqipëria e ardhshme do të jetë pa kapitenin. Largimi i tij nga ekipi ynë Kombëtar ka hapur një çështje të re në ekipin tonë, shiriti i kapitenit.

Pasimi i Canës nga Agolli nuk la shumë lojtarë të kënaqur, ndër ata që u mërzit më shumë ishte mbrojtësi Mërgim Mavraj. Kapiteni i ri pritet të jetë Andi Lila, ndërsa zëvendëskapiteni do të jetë Etrit Berisha.

Zgjedhja e Lilës si kapiten i Kombëtares ishte shumë e thjeshtë dhe pa polemika, pasi trajneri Panucci deklaroi hapur se kapiten do të jetë ai që ka më shumë minuta me ekipin e Shqipërisë. “Nuk dua të flas për kapitenin, pasi përzgjedhja e tij është shumë e thjeshtë.

Shiritin do ta mbajë ai futbollist që ka më shumë ndeshje me Kombëtaren”, – u shpreh tekniku Italian. Numri një i stolit nuk do të tolerojë që në skuadrën e tij të ketë pakënaqësi, apo hatërmbetje në lidhje me këtë çështje.

Nisur nga statistikat, personi që do të pasojë mbrojtësin Ansi Agolli do të jetë Andi Lila. Futbollisti i krahut të djathtë ka 62 ndeshje me ekipin tonë, ndërsa zëvendësi i tij pritet të jetë Etrit Berisha. Futbollisti ka 44 ndeshje me fanellën kuqezi.

Në mungesë të Lilajt do të jetë ai ai i pari i ekipit. Nëse Lilaj dhe Berisha janë të padisponueshëm, i treti në radhës Roshi. Mesfushori është futbollisti që ka luajtur më shumë ndeshje ndër futbollistët e tjerë. Ai koleksionon 42 sfida me ekipin e Shqipërisë.

I vetmi futbollist që nuk mund të jetë i pakënaqur me këtë përbërje është mbrojtësi Mërgim Mavraj. Ai nuk do të jetë shumë i lumtur për faktin se nuk do të jetë kapiteni i skuadrës, por shanset që të jetë 31-vjeçari janë shumë të vogla. Shtatlarti ka luajtur 39 ndeshje me ekipin kuqezi.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ TIRANËS/ Trajneri Shehi: Që të fitosh nuk është gjithçka që…

Delo.autor

Daja: Sot na buzëqeshi fati, sulmi im ende nuk është në formë. Objektivat nga janari janë…

Isa.Autor

SONTE, SHQIPËRI-IZRAEL/ 5 ndryshime te kuqezinjtë, Reja i beson dyshes Broja-Uzuni. Ja formacioni i mundshëm i Kombëtares

F.autor

Leave a Comment