Boks

Dillian White: Nuk kam frikë nga grushtet e rivalit

Boksieri britanik Dillian Whyte ka hedhur poshtë deklaratat se Lucas Browne, rivali i tij i radhës, ndaj të cilit do të mbrojë titullin kampion bote në kategorinë “silver”, ka grushtet më të fuqishme në peshat e rënda (më 24 mars). Edhe pse rivali i tij  nga Australia është i pamposhtur në ring, Whyte është i sigurt se do ta mbrojë titullin, duke e vendosur veten në të njëjtin nivel mes kampionëve të botës në peshat e rënda si Joshua e Wilder. I pyetur se si do të mbrohet nga grushtet e Browne, britaniku tha: “Do t’i mbaj grushtet lart. Kjo është kategoria e peshave të rënda. Nëse ke frikë nga një grusht, zbrit në një division tjetër. Por unë nuk e kam frikë këtë gjë dhe jam gati për këtë përballje”, tha Whyte.

Boksierwt Dillian Whyte dhe Lucas Browne

Më tej, 29-vjeçari Whyte tha: “Unë jam përballur edhe më parë me boksierë që kanë grusht të fortë, me shpejtësi në ring, të fuqishëm, me teknikë apo boksierë tradicionalë në ring, boksierë të gjatë etj., dhe kam fituar. Browne është i fortë, por ai nuk është përballur kurrë më parë me një boksier si unë. Ai ndoshta ka dueluar ndaj rivalëve që kanë teknikë, por ata kanë qenë të vjetër. Unë i kam të trija: Aftësi, shpejtësi dhe fuqi. Ndoshta njerëzit harrojnë por edhe unë kam një grusht të fuqishëm dhe mund t’i fitoj duelet me KO”, u shpreh boksieri Dillian Whyte, që në karrierën e tij numëron 22 fitore dhe vetëm një humbje, atë ndaj Anthony Joshua, tri vite më parë.

Related posts

I JEP FUND SPEKULIMEVE/ ​Wilder e refuzon ndeshjen me Joshuan: Fury e meriton një ndeshje tjetër

Isa.Autor

MARRËVESHJA PRANË FINALIZIMIT/ Trilogjia Holyfield-Tyson do të gjenerojë 100 milionë dollarë

Delo.autor

NË PRAG TË REVANSHIT NDAJ WILDER/ Flet Tyson Fury: Të gjithë e dinë se të kam….

Delo.autor

Leave a Comment