Boks

“SUPERFIDA E TITANËVE”/ Jarrell Miller kërcënon Joshua: Rrugëtimi yt si kampion do ndalet pas 8 raundesh

Boksieri i pamposhtur amerikan Jarrell Miller (23 fitore e 1 barazim) beson se më 1 qershor do t’i shkaktojë kampionit të botës në peshën e rëndë, britanikut Anthony Joshua, humbjen e parë në karrierë (22 fitore e asnjë humbje). Madje me KO. Dueli mes dy boksierëve, që nuk e njohin ende fjalën “humbje”, do të zhvillohet në stadiumin “Madison Square Garden” të Nju Jorkut.

“Nuk i jap më shumë se 7 apo 8 raunde. Nuk e kam aspak frikë, madje jam gati në çdo moment t’i tregoj vendin. Unë jam një boksier dhe do të bëj detyrën time në ring. Joshua e di shumë mirë se me kë do të përballet dhe se ku. Ju garantoj me 100% se do ta hedh në tapet dhe do ta fitoj këtë duel me “KO”. Ka ecur shumë deri më tani, por rruga e tij përfundon këtu”, tha Miller.

Related posts

E PAPRITUR/ Nuk do të ketë më BOKS, Lojërat Olimpike humbasin njërin prej sporteve më të vjetër në botë

Isa.Autor

DUEL TITANËSH/ Canelo-Golovkin servirin “triologjinë”, prenotojnë Las Vegasin më…

Isa.Autor

UFC/ Trajneri i McGregor, Kavanagh: Nuk kemi folur që pas humbjes me Khabib

Isa.Autor

Leave a Comment