Formula 1

Fernando Alonso: McLaren ka potencial për të fituar titullin

Pas testeve të zhvilluara në Montmelo, për McLaren dhe Fernando Alonso ka ardhur koha e së vërtetës, për të provuar forcën e makinës britanike në garë. Ky është momenti për të verifikuar nëse problemet e vjetra janë kaluar apo jo.

Piloti spanjoll është optimist dhe në një intervistë para provave të lira që zhvillohen ditën e premte, tha: “Më në fund erdhi momenti për të garuar. Nuk është hera e parë që garoj këtë vit, kam qenë në 24 orët e Daytona, por këtu është diçka ndryshe.

Më pret një sezon i vështirë dhe jam entuziast që do të garojmë me një makinë të re, motor të ri, ku synojmë shumë”, u shpreh Alonso.

Alonso gjate nje gare me McLaren

Duke folur për njëvendëshen e re, që këtë sezon do të përdorë motor Renault dhe jo më atë Honda, spanjolli tha: “Në teste, makina jonë tregoi një potencial të admirueshëm, ndryshe nga vitet e fundit, por dimë gjithashtu që kemi shumë për të punuar.

Kemi shumë informacion dhe dimë se si funksionojnë gjërat e reja, por tani kemi një garë të vërtetë dhe kemi mundësi të mbledhim shumë informacion. E vështirë të bëj parashikime, është gara e parë sezonale dhe Melburni është një cirkuit fantastik. Pas një dimri të gjatë dua të shoh se çfarë kemi mundësi të bëjmë”, deklaroi Alonso.

Related posts

RRËFEN SEZONIN QË LA PAS DHE TË ARDHMEN E TIJ NË “F1″/ Flet Vettel: Nuk iki nga Ferrari nëse…

Delo.autor

FORMULA 1/ Ferrari ndryshon hierarkitë, Sebastian Vettel pranë lamtumirës

Delo.autor

Formula 1 zbarkon në Vietnam, Red Bull bën provat e para

Sadik.Autor

Leave a Comment