Formula 1

Familja e Schumacher ka një falenderim për fansat

Familja e Michael Schumacher ka publikuar një deklaratë ku falenderon fansat e shtatë herë kampionit të botës në Formula 1, i cili është nën kujdes mjekësor që pas aksidentit që pësoi në ski në Alpet Franceze në Dhjetor 2013. .

Menaxharja e 49-vjeçarit, Sabine Kehm, tha se familja Schumacher vlerëson ndjeshmërinë e tifozëve dhe mirëkuptimin e tyre që gjendja shëndetësore e tij të mbetet një çështje private dhe jo publike. Kehm nuk preferoi të jepte informacion sa i përket gjendjes shëndetësore aktuale të Schumacher.

“Ajo që mund të them është se familja vlerëson ndjeshmërinë e tifozëve. Njerëzit e kuptojnë se gjendja e tij shëndetësore nuk duhet të ndahet me publikun”, tha menaxherja e Schumacher.

Familja e tij ka vendosur se që prej datës 16 Qershor, një koleksion privat i Schumacher si makina dhe veshja e tij e garave të Formula 1, të ekspozohen në një aeroport të vjetër në Këln të Gjermanisë.

Michael Schumacher u dëmtua në kokë nga aksidenti në ski dhe që prej asaj kohe nuk ka qenë në gjendje të ecë apo të flasë. Ai përplasi anën e djathtë të kokës në një shkëmb dhe ra në koma. Gjendja e tij u stabilizua disa kohë më vonë pasi doli nga koma, por ende mbahet nën kujdes mjekësor në shtëpinë e tij në Gjenevë të Zvicrës. /

Related posts

FORMULA 1/ 3 fitore në 3 gara, te Mercedes nis që tani festa e titullit

Delo.autor

E BUJSHME/ Agjenti i Ronaldos sugjeron një qendërmbrojtës portugez për Juventusin

Isa.Autor

FORMULA 1/ Hamilton drejt Ferrarit? Vetë britaniku nuk mohon takimet me presidentin e “kokëkuqjes”

Delo.autor

Leave a Comment