Futboll

Mourinho i fiksuar pas lojtarëve të Interit, tani kërkon një yll tjetër

Manchester United thuhet se po përgatit një lëvizje për mbrojtësin Joao Cancelo, me Matteo Darmian dhe Luke Shaw që pritet të largohen në merkaton e verës. 23-vjeçari, i cili aktualisht është duke shijuar një moment mjaft të mirë në Inter, në huazim nga Valencia, është shfaqur si një objektiv i mundshëm për portugezin Jose Mourinho. Cancelo ka bërë 19 paraqitje këtë sezon dhe performancat e tij mbresëlënëse në Serie A kanë fituar vëmendje nga e gjithë Evropa.

Interi shpreson të sigurojë një marrëveshje të përhershme me portugezin, por me gjasë do të përballet me konkurrencë të fortë për nënshkrimin e tij. Veçanërisht nga Anglia, ku sipas “Calciomercato.com”, Manchester United po përgatitet për të bërë një ofertë zyrtare. Mourinho dhe Cancelo ndajnë të njëjtin agjent, Jorge Mendes, i cili mund të jetë shumë i rëndësishëm gjatë negociatave. Gjigantët e Premier League gjithashtu kanë burimet financiare për të kënaqur Valencia-n me 30 milionë sterlina për mbrojtësin e krahut.

Related posts

HISTORIKE! Këtë që ka arritur trajneri Zidane, nuk e ka bërë askush

Sadik.Autor

“SHPËRTHEN” KUNDËR YLLIT TË BAYERN MUNICH/ Legjenda Kahn: I kemi shtruar tapetin e kuq, por ai…

Delo.autor

“TËRBOHET” BARCELONA/ Jo vetëm Martinez e Pjanic, piketon një tjetër yll në Serie A

Delo.autor

Leave a Comment