Futboll

Shqipëria U-19/ Talenti Kumbulla: Synojmë kualifikimin

Në prag të dy ndeshjeve miqësore me Kazakistanin dhe përgatitjeve për eliminatoret e kësaj grupmoshe, Kumbulla shprehet i kënaqur nga fakti që në skuadër mbizotëron forca e grupit dhe këto teste do të shërbejnë për të përforcuar bashkëpunimin brenda kuadratit të gjelbër.

“Jemi grup shumë i bashkuar dhe kemi shumë kualitet. Do shohim tani çfarë do japim në fushë, në këto miqësore që kemi, për të parë se ku jemi”, tha Kumbulla.

Në eliminatoret e Europianit të 19-vjeçarëve, Shqipëria është shortuar bashkë me Ukrainën, Norvegjinë dhe Sllovakinë. Për Kumbullën këtë herë objektivi do të jetë kalimi i këtij raundi.

“E dimë se kemi një grup shumë të vështirë, por objektivi është për t’u kualifikuar, sepse vetëm kështu mund të ecet përpara”, tha futbollisti i kombëtares U-19.

Sa i përket të ardhmes së tij te Verona, mbrojtësi bëri të ditur se dëshira është grumbullimi me ekipin e parë dhe për këtë po punon dita ditës.

“Unë tani luaj me skuadrën e të rinjve te Verona, por stërvitem shpesh edhe me ekipin e parë, ndaj po pres me padurim edhe grumbullimin e parë”, deklaroi Kumbulla.

Related posts

INZAGHI NË PANIK PËR SFIDËN E RADHËS/ Strakosha dëmtohet në stërvitje, ja sa rrezikon

Delo.autor

“ZONJA E VJETËR” NUK DORËZOHET/ Juventus sakrifikon 3 lojtarë për yllin Pogba, ja emrat

Delo.autor

LIVE/ Laçi-Tirana, Kurbinasit kërkojnë golin e parë. Starova nxjerr një sulmues për një…

Delo.autor

Leave a Comment