Futboll

“Të pres fytin”/ Prindi tenton të godasë me thikë trajnerin e Tiranës U-17 Migen Memelli

Trajneri i para të rinjve të Tiranës Migen Memelli ka rrezikuar të goditet me thikë pranë qendrës stërvitore të skuadrës së tij.

Tentativën e goditjes e ka bërë prindi i një lojtari të ekipit U-17 të Tiranës, gjatë ditës së sotme në seancën stërvitore të zhvilluar pranë fushës sportritve “Skënder Halili” në kryeqytet.

Burimet policore bëjnë të ditur se autori është identifikuar dhe është shtetasi me inicialet A.Ç, i cili e kishte kërcënuar Memellin duke i thënë: “Të pres fytin”.

Memelli ka qenë vetë në polici ku ka dëshmuar për incidentin.

Kjo ngjarje ndodh pak kohë pasi një incident i ngjashëm kishte ndodhur në Shkodër, ku një person kishte tentuar të godite me thikë trajnerin e Vllaznisë Ernest Gjoka.
Memelli është një ish-futbollist i njohur, i cili në të kaluarën ka luajtur me ekipin e Tetutës për shumë vite.

Related posts

PAS NDARJES NGA ORIOLA/ Eros Grezda komenton në foton e modeles së njohur dhe…

F.autor

NUK DO TA BESONI/ Ja vendimi PËRFUNDIMTAR i MILANIT për IBRËN

Isa.Autor

STATISTIKË E VEÇANTË/ Vllaznia për rekord, shkodranët fituan Kupën e Shqipërisë pa asnjë…

Delo.autor

Leave a Comment