Futboll

David Silva largohet nga përfaqësuesja spanjolle për arsye personale

David Silva është larguar nga skuadra e Spanjës të premten pas barazimit me Gjermaninë për arsye personale. Lojtari i Manchester City-t nuk është stërvitur me ekipin në mëngjesin e së shtunës në Madrid.

Julen Lopetegui nuk do të ketë në dispozicion Silva-n për ndeshjen ndaj Argjentinës në Wanda Metropolitana-n e Atletico-s të martën.

Ai luajti 71 minuta ndaj Gjermanisë përpara se zë zëvendësohej nga Lucas Vazquez.

Silva ka munguar në disa ndeshje të City-t gjatë muajve të fundit dhe ka deklaruar në janar se i biri i tij është duke luftuar çdo ditë pas lindjes së parakohshme.

Lojtarët e Barcelona-s Gerard Pique, Andres Iniesta dhe Jordi Alba, Sergio Ramos i Real Madrid dhe Thiago i Bayern nuk ishin gjithashtu pjesë e stërvitjes pasi kryen punë rikuperuese në palestër.

 

Related posts

ETHET E FUNDIT/ Mbyllet merkatoja e Kategorisë Superiore, ja të gjitha lëvizjet

Delo.autor

E BUJSHME NË MERKATO/ Në Paris po firmoset marrëveshja, klubi i ri Neymarit do të jetë…

Delo.autor

“FANTAZISTI” TURK/ Calhanoglu ndëshkon Atalantën me një super gol (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment