Bundesliga Futboll

Derbi i Mançesterit vazhdon në merkato për yllin e Bayern

Rivalët e qytetit Manchester United dhe Manchester City do të përballen sërish në verë, por këtë herë luftojnë për të nënshkruar me mbrojtësin e Bayern Munich, Jerome Boateng, sipas “The Sun”.

Qendra e Gjermanisë u largua nga “Qytetarët” për Bayern Munich shtatë vjet më parë, por mund të vendosë për një rikthim në Premier League në fund të fushatës aktuale.

Çështjet e dëmtimeve në sezonin e fundit kanë shqetësuar mbrojtësin, por ai është rikthyer këtë vit duke luajtur 21 ndeshje në Bundesliga, si titullar për kryesuesit e kampionatit.

Pep Guardiola po shqyrton një marrëveshje për të nënshkruar me 29-vjeçarin, i cili është ende një nga qendrat më të mira në Evropë, për një tarifë prej 50 milionë sterlinash, por Jose Mourinho mund të hidhet në sulm për gjermanin.

Guardiola punoi për tre sezone me Boateng dhe shpreson ta joshë atë duke i kujtuar momentet, që kaluan sëbashku në Bayern.

Gjithsesi nëse ai është në dispozicion për transferim, besohet gjithashtu, se edhe Real Madridi dhe Barcelona do t’i bashkohen garës për të siguruar shërbimet e 29-vjeçarit, që konsiderohet si një nga qendrat më të mira në Evropë.

Related posts

ÇUDIRA SHQIPTARE/ Dinamo dhe Partizani stërviten në një fushë. Daja lë ekipin të presë

Delo.autor

“INTER I VARUR NGA YLLI LUKAKU”/ Ish-sulmuesi Macola: Ju tregoj pse “Zikaltërit” janë në avantazh me skuadrat e tjera

Delo.autor

PASI FITOI “GOLDEN FOOT”/ Ronaldo: Sot jam ende në top formë, por ndoshta nesër… Kam vetëm një peng

Delo.autor

Leave a Comment