Futboll Seria A

Derbi edhe në merkato, Milan sfidon Interin për një argjentinas

Milan dhe Inter kanë identifikuar mesfushorin e Boca Juniors, Gonzalo Maroni si një prej objektivave të tyre kryesor në merkaton e verës. Sipas raporteve të gazetës “Tuttosport”, 19-vjeçari ka qenë në radar të Massimiliano Mirabelli-t dhe Piero Ausilio për disa vite, që daton që kur ata punonin sëbashku tek zikaltrit. “Los Xeneizes” e vlerëson 19-vjeçarin rreth 10 milionë euro, por çmimi i tij mund të rritet, nëse Milan dhe Inter fillojnë të luftojnë shumë për të.

Ai ndoshta është më i përshtatshëm për stilin e lojës së trajnerit Luciano Spalletti, duke patur parasysh preferencën e tij për sistemin 4-2-3-1, i cili natyrisht kërkon një trekuartist. Nga ana tjetër, klubi argjentinas mbetet i interesuar për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e kuqezinjve Gustavo Gómez, dhe Mirabelli mund të vendosë të ofrojë atë në shkëmbim të Maroni. 19-vjeçari duket më pranë Milanit, megjithatë vetëm koha do të tregojë, se kush do të sigurojë shërbimet e tij.

Related posts

LAJM I MADH/ Italia i hap dyert Europianit me tifozë

Delo.autor

UDHËZUESI I PLOTË I UEFA-S/ Ja si do të mbyllen kampionatet dhe përcaktohen garuesit në Kupat e Europës

Delo.autor

U MBYLL KAMPIONATI SPANJOLL/ Benzema lë pas në La Liga “Pleshtin” për kontributin në ekip

Delo.autor

Leave a Comment