Futboll

Didier Drogba: Mourinho nuk të sulmon nëse nuk të do

Didier Drogba nuk beson se Jose Mourinho ka humbur besimin te Paul Pogba dhe insiston se trajneri i Manchester United kritikon vetëm lojtarët që pëlqen.

Drogba, i cili ka fituar tre tituj në Premier League nën drejtimin e Mourinho-s gjatë periudhës kur ishte te Chelsea, nuk mendon se marrëdhënia me Pogba është e pashpresë.

“Edhe midis nesh ka pasur disa situata të nxehta, por Jose nuk do të sulmonte kurrë ata që nuk i pëlqente,” shprehet Drogba për Telefoot.

“Ai e do shumë Paul. Prandaj po i jep shumë përgjegjësi.”

Pogba është lënë jashtë formacionit të Francës në miqësoren ndaj Kolumbinë të premten.

Deschamps tha se kishte folur me mesfushorin dhe beson se atij i mungon freskia mendore dhe fizike.

View image on Twitter

“Pata një bisedë të gjatë me të dhe kuptova se po kalon një moment të vështirë në Mançester si fizikisht ashtu edhe mendërisht.”

25-vjeçari ka vuajtur të gjejë vazhdimësinë këtë sezon, me shumë analistë dhe tifozë që pretendojnë se ai nuk e gjen veten te skema e Mourinho-s.

Related posts

ZBULOHEN PRAPASKENAT E “BOMBERIT”/ Para se të shkonte tek Milani, Piatek ishte afër…

Delo.autor

FITOJNË ME PËRMBYSJE/ Dopieta e Firminos dhe Manes ndjek rivalin në krye të renditjes

Delo.autor

SANE TE BAYREN MUNICH? Do ta mallkoja veten, po të ndikoja tek ai

Delo.autor

Leave a Comment