Gossip

Bekim Balaj përkëdhel brunen misterioze, kapet mat në klub

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare Bekim Balaj është përfolur për disa lidhje serioze me disa vajza të njohura të showbizit.

Kohët e fundit ai nuk është parë në shoqërinë e ndonjë vajze por me sa duket një brune misterioze i ka rrëmbyer vëmendjen.

Balaj është parë në shoqërinë e saj duke u përkëdhelur në klub dhe videon e ka postuar vetë vajza në profilin e saj në Instagram.

Ata janë parë bashkë në një klub të Tiranës kur si performues ishte Majk.

Futbollisti dhe brunia misterioze duken shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe ai i dhuron një puthje në kokë në momentin kur i afrohet.

Nuk është ende e konfirmuar nga ana e tij apo e saj nëse çifti po përjeton një lidhje dashurie, por diçka është e sigurt Balaj nuk mund t’i shpëtojë vëmendjes nga shtypi rozë.

Related posts

THA “PO”/ Ronaldo i propozon për martesë Georgina Rodriguez, unaza na la pa fjalë (FOTO)

Delo.autor

(FOTO) 20-vjeçari nga Nigeria, që nuk ka luajtur kurrë në Premier, blen shtëpinë me vlerë 2.5 mln euro

Q.Autor

VIJON TË JETË NË QENDËR TË VËMENDJES/ Georgina “tërbon” fansat me poza seksi nga palestra (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment