Futboll Seria A

Igli Tare nis “gjuetinë”, vendos në shenjestër sulmuesin e Nantes

E ardhmja e sulmuesit të Nantes, Emiliano Sala mund të jetë në Seria A.

Sipas “Corriere dello Sport” Lacio ka shfaqur interes për 27 vjeçarin dhe mendohet që në drejtim të “kanarinave” të jetë akorduar një ofertë prej 12 milionë eurosh për të lënë të lirë sulmuesin.

Një operacion që pritet të mos sjellë probleme për drejtorin sportiv të bardhekaltërve Igli Tare që kërkon një zëvendësues për sulmuesin anësor, Luis Nani që duket se i ka ditët e numëruara në kryeqytetin italian.

Këtë sezon, 27-vjeçari ka shënuar 14 gola dhe dhënë tre asistime në 31 ndeshje për Nantes-in në të gjitha kompeticionet.

Related posts

SFIDA NDAJ LAÇIT PËR CONFERENCE LEAGUE/ Trajneri i Kraiovës: Nuk mund të gabojmë, duam fitore

Delo.autor

Hysaj në top-100 më të shtrenjtë në botë! Kryeson Kane ndërsa CR7 i 24-ti

Sadik.Autor

LIVE/ Skënderbeu-Flamurtari, Tension në Korçë, Radas kapet me Bathën

Delo.autor

Leave a Comment