Futboll

Shqipëri-Norvegji, në Itali i intereson dueli brenda ekipit tonë

Ekipi kombëtar i Shqipërisë luan kundër Norvegjisë në stadiumin “Elbasan Arena”, prej orës 19:00. Një sfidë miqësore që vlen vetëm për trajnerët për të konsoliduar ekipet e tyre, para fillimit të Ligës së Kombeve.

Ky takim nuk u pasqyrua vetëm në mediet shqiptare dhe norvegjeze, por dhe në ata italiane. Në fakt, fqinjët tanë nuk e kanë shumë mendjen se kush do të fitojë nga Kombëtaret, por se kush nga portierit e Shqipërisë do të luajë si titullar.

Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha nuk janë vetëm portierët më të mirë të Shqipërisë, por dhe në Seria A. Portieri i Atalantas ka qenë titullar deri tani, ndërsa portieri i Lazios ka qenë si i dytë.

Përzgjedhja e Panuccit për Strakoshën si titullar kaloi përtej Adriatikut. Deklarata e trajnerit italian për përzgjedhjen e portierit u zbardh dhe nga mediet italiane dhe më saktë nga portali “Tuttomercatoweb”.

Related posts

MIQËSORE/ Italia triumfon me “POKER” ndaj Estonisë. Mbrëmja e italo-gjermanit Grifo dhe debutimi i milanistit

Delo.autor

5 KARTONË TË KUQ NË “NIKO DOVANA”/ Teuta mposht Kampionët e Superiores dhe i zhyt në krizë

Delo.autor

HISTORIA E TRISHTË/ Frika nga Koronavirusi dhe sëmundja e rëndë, rrëfimi drithërues i talentit që po lufton me jetën

Delo.autor

Leave a Comment