Real Madridi e pret Barcelonën në El Clasico të shtunën dhe rrethanat e të dyja ekipeve kanë ndryshuar në mënyrë drastike që prej përballjes së tyre të fundit.
Zinedine Zidane ishte plot buzëqeshje kur Reali fitoi 2-0 falë golave të Asensios dhe Benzemas në ndeshjen kthyese të Superkupës së Spanjës, duke siguruar një fitore me rezultat të përgjithshëm prej 5-1 që atë kohë shërbeu si konstatim për statusin e mbretërve të pazëvëndësueshëm në futbollin spanjoll.
Kjo ishte në gusht. Pak kanë parashikuar se në rrethana respektive Zidane dhe Valverde do të përballeshin në El Clasicon e radhës katër muaj më vonë.
Për kontrast, fitorja në Superkupë ishte titulli i katërt në tri muaj për Realin, pasi më parë fitoi La Ligan, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës. Mbretërit thjesht nuk po bënin asnjë gabim – suksesi ishte në secilin kënd.
Por, teksa Reali po përgatitet që të presë armiken e vjetër në Santiago Bernabeu të shtunën, Barca po qëndron në maje të La Ligas, me Realin që po ndjekë me 11 pikë më pak e një ndeshje më pak të zhvilluar.
Nga skuadër e thellë (në kualitet), me problem të thellë
Asnjë ekip nuk ka arritur që të rikuperojë një deficit prej 10 pikësh për dallim me majen e tabelës dhe në fund ta fitojë La Ligan dhe kjo është e vështirë të parashikohet edhe tash duke parë gjendjen e skuadrës së Zidanes që vazhdon të provojë të identifikojë arsyen prapa sezonit zhgënjyes.
Sezonin e kaluar, stoli i Realit përbëhej nga emra si Pepe, Danilo, James dhe Morata, me këtë të fundit që realizoi 15 gola në 14 ndeshje si startues. Që të gjithë u lejuan që të largohen.
Hapësira për të rinjt është një politikë interesante e cila mund të ketë implikime të mëdha për Zidanen në vitet në vijim, por të rinjt e lartpërmendur kanë arritur vetëm 11 startime këtë sezon në La Liga. Injektimi i aq shumë të rinjve menjëherë është një manovër e rrezikshme.
Vigjilenti Valverde
Të tilla rreziqe monumentale nuk ka pasur nga Valverde. Nëse jo ndonjë gjë tjetër, ish-trajneri i Bilbaos ka preferuar të luaj sa më sigurt që është e mundur që prej se arriti në fund të gushtit në atë që u duk një krizë e thellë.
Ai shpejt i ka fituar zemrat e njerëzve me qasjen e tij të qetë në konferencat për shtyp, një ndryshim drastik nga qaramani Enrique, i cili u largua nga Barca bashkë me politikat e tij për të dënuar lojtarët që vonoheshin në stërvitje.
Por, natyrisht se veprimi i tij më i mrekullueshëm dhe më i thjeshtë ishte ta zhvendosë Messin në zemër të çdo gjëje që bën Barcelona – duke ndihmuar klubin që të mbledhë tetë pikë më shumë se sa që ka pasur në të njëjtën pikë sezonin e kaluar 2016-2017.
Shfrytëzimi i Magjisë Messi
Loja e Valverdes me taktikat e Barcelonës ka rezultuar në një ekip që më parë ishte radikal 4-3-3, në një formacion që tash është bërë më fluid, e që e sheh si rezultat Messin duke u okupuar në një rol më qëndror.
Dhe, teksa mbështetësit e Messit nuk ishin aq të talentuar sikurse sezonin e kaluar kur Neymar po vallëzone nëpër mbrojtësit kundërshtarë me fanellën e Barcelonës, Messi ja ka dalë ta ngrisë veten në një nga lojtarët më vendimtarë në kampionat.
Kështu, edhe pse Valverde ka humbur talent me largimin e Neymarin, ai e ka adaptuar ekipin e tij në një mënyrë që e ka bërë Barcën më solide në mbrojtje pa e ngarkuar Messin.
Madridi i huqjeve
E njëjta nuk mund të thuhet për Zidanen dhe Realin. Kampionët aktualë janë dukshëm më jo-efektivë se sa sezonin e kaluar.
Cristiano Ronaldo dhe Benzema kanë qenë figurat kyçe të huqjeve, duke arritur vetëm gjashtë gola së bashku në La Liga deri atni, me përqindjen e konvertimit të tyre në vetëm 7.02 për qind, 10 për qind më keq se sa vitin e kaluar (19.53 për qind dhe 20.37 për qind).
Ronaldo ka qenë efektiv në gara tjera, pasi statistika e tij prej nëntë golave në gjashtë ndeshje të Ligës së kampionëve e tregojnë këtë, por golat me rëndësi në La Liga vazhdojnë ta ndjekin si hije nga prapa.
Përderisa Messi ka vazhduar mahnisë me përkrahje më të vogël sulmuese, sulmuesit e Realit kanë qenë më të dobët nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë standardet e zakonshme të tyre dhe në nivel kaq të dobët, kjo mund t’u kushtojë atyre me titullin e kampionit.
Kjo është karma e Zidanes për triumfin e pamëshirshëm në Superkupë. Dhe, arma më e fortë e Valverdes është pikërisht karma.

