Futboll Seria A

Martinez, De Vrij, Asamoah… kthesa e Inter është “low cost”

Ky revolucion kinez është i heshtur, por me efekte të dukshëm. Në Nanjing, aty ku ndodhet baza e Suning, kanë planifikuar një strategji që respekton direktivat e presidentit-perandor Xi Jinping.

I është thënë lamtumirë shpenzimeve të vazhdueshme, por i është dhënë hapësirë investimeve racionale. Republika Popullore e Kinës ka vendosur të ndryshojë drejtim dhe as i fuqishmi Zhang Jindong nuk mund t’i shmanget.

Kjo politikë e kujdesshme ka dalë kundër shpirtit liberal të Sabatini-ti mësuar të kërkojë talentet në çdo cep të botës, pa menduar për shpenzimet. Kështu, lamtumira e drejtuesit nuk do të ketë pasoja brenda klubit. Ndryshe nga ai, stafi aktual duket se e ka pranuar filozofinë e re të familjes Zhang.

Administratori i deleguar, Alessandro Antonello, ashtu si drejtorii sportiv, Piero Ausilio, i kanë interpretuar në mënyrën e duhur sinjalet e pronarëve që në merkaton e janarit, duke huazuar Rafinha-n dhe Lisandro Lopez dhe duke mos u ndikuar nga sirenat për Pastore dhe Ramirez.

Tani, në rrugën “Vittorio Emanuele”, të gjithë janë të përqendruar për të siguruar një vend në Champions League, një objektiv që mund të përcaktojë të ardhmen e afërt të këtij projekti. Veçanërisht fatin e Luciano Spalletti-t, trajneri i një skuadre që sapo ka dalë nga një përgjumje e rrezikshme.

Edhe tekniku toskan mendonte se do të vinin lojtarë të rinj, në verë dhe në dimër, dhe ka përveshur mëngët për të gjetur një zgjidhje. Gjithsesi, konfirmimi i tij varet nga rezultatet (në fushë) dhe nga rënia dakord për strategjitë e ardhshme të merkatos. Përndryshe…

Puna e bërë nga Ausilio ka qenë e heshtur, por e mirë. 25 milionë euro për Lautaro Martinez mund të konsiderohen “loë cost”. Pas grumbullimit me Argjentinë, ai vlen më shumë që tani dhe do të jetë një pikë referimit për të ardhmen. Mbetet për t’u kuptuar se çfarë do të ndodhë me Icardi-n.

Do të gjejë një blerës për 110 milionë euro? Dhe më çfarë kushtesh? Inter ka meritën se është vënë në lëvizje në momentin e duhur për të siguruar dy lojtarë me peshë dhe me kosto zero: holandezin De Vrij dhe ganezin Asamoah nga Juventus. Tani është vënë në shënjestër mesfushori Bernard, kontratat e të cilit me Shakhtar është drejt skadencës.

Strategjia është e qartë: lojtarë të rinj me perspektivë dhe me kosto të ulët për të qëndruar brenda logjikës financiare, pa marrë pjesë në ankande të çmendura. Gjithçka brena limiteve të “Fair Play”-it financiar, që kërkon më shumë rregull në aspektin ekonomik.

Me pak fjalë, Inter do të ndjekë një pllitikë të bazuar te kursimi. Ka pak mundësi që pronarët zikaltër të dnërrojnë mendje në mes të rrugës. Gjithsesi, tifozët shpresojnë që investimet e ardhshme të jenë më të menduara dhe më të mira se ato të kaluarat dhe se kjo fazë e re t’i japë klubit, më në fund, një strukturë të qëndrueshme dhe funksionale. Nga ana tjetër, familja Zhang, pavarësisht nga buxheti, ka një natyrë ambicioze, ashtu si Inter.

Related posts

SKEDINA E CHAMPIONSIT/ Eksperti: Ja si t’i luani ndeshjet për tu bërë MILIONERË (FOTO)

Isa.Autor

KUNDË BARCELONËS DHE “PLESHTIT”/ Elkann: “Topi i Artë” duhet t’i jepet një kampioni të vërtetë që ndryshon skuadër

Delo.autor

“AROMË” CHAMPIONSI NË LIGËN E EUROPËS/ Shorti i “pamëshirshëm” me Napolin

F.autor

Leave a Comment