Futboll

Vllaznia ende nuk ka lajme, Malota mbetet në arrati

Burime pranë ekipit të Vllaznisë bëjnë me dije se Malota vijon të mbetet në arrati derisa çështja e tij të marrë zgjidhje. Kështu, ai do të mungojë në stërvitjen e skuadrës kuqeblu para takimit kundër Skënderbeut që do të luhet mesditën e së shtunës.

Mbrojtësi lezhjan është kthyer në çështje te Vllaznia, pasi ishte një nga prurjet më të bujshme të merkatos së janarit, por edhe që bëri mjaft punë për planet e trajnerit Gjoka. Tashmë që po afrojnë ndeshjet vendimtare dhe Vllaznia po diskuton mbijetesën, duhet të vuajë dhe mungesën e tij, e cila rëndon shumë.

Veç mungesës së lezhjanit, Vllaznia pret edhe Ardit Krymin, i cili vijon të mbetet i dëmtuar. Gjithashtu, Erjon Vucaj nuk jep garanci për takimin kundër Skënderbeut, që do të thotë se Ernest Gjoka duhet t’i bëjë mirë llogaritë për këtë sfidë.

Related posts

PO KALON PUSHIMET ME FAMILJEN/ Ja momenti kur Gerard Pique bën xhiro me “overboard surf” dhe… (VIDEO)

Delo.autor

TËRBOHET BALOTELLI/ Dua të LUAJ në një ekip të madh, ketu NUK bëjnë dot as…

Isa.Autor

MBI LUFTËN PËR TITULL NË SERIE A/ Ish-sulmuesi Boniek: Spalletti është trajneri i duhur për Napoli-n, klubi favorit…

Delo.autor

Leave a Comment