Boks

Joshua: Parker ka thyer rregullin numër një të boksit

Parker do të ndajë ringun me Joshua në Principality të Cardiffit mbrëmjen e së shtunës dhe në prag të unifikimit të titujve në të peshës së rëndë, Parker nuk e ka mohuar se bëri një ndërhyrje në prag të ndeshjes së fundit.

Parker iu nënshtrua një procedure në Zelandën e Re për shkak të një problemi që ka pasur në bërryl dhe kampi i tij është optimist për ndeshjen pasi boksieri do të jetë në 100% të formës së tij.

Gjithsesi, vendimi për të bërë publik dëmtimin nuk ka kuptim për Joshua, i cili thotë se kundërshtari i tij ka bërë një gabim të madh duke pranuar problemin.

“Do t’ia thyer atë bërryl. Cili ishte, i majti? Asnjëherë nuk duhet të tregosh dëmtimet e tua. Ky është rregulli numër një i boksit. Nuk duhet të flasësh për dëmtimet e tua.

Joshua është favoriti për ndeshjen ndaj parker, por kampioni i WBO është një kundërshtar legjitim i cili mund t’i shkaktojë probleme me shpejtësinë dhe aftësinë për të duruar goditjet e rënda.

Related posts

U SHPALL KAMPION BOTE/ Boksieri Marku rikthehet në Shqipëri, shëtit me Ferrari rrugëve të Tiranës (VIDEO)

Delo.autor

Sherr masiv mes fansave gjatë duelit mes Fury dhe Seferi (VIDEO)

Sadik.Autor

Floyd Mayweather në UFC, mendon për sfidën e radhës ndaj McGregor

Q.Autor

Leave a Comment