Futboll Premier League

Chelsea i propozon Real Madridit një shkëmbim të bujshëm…

Chelsea po mendon për një shkëmbim të bujshëm në merkato me Real Madrid, mes Eden Hazard dhe Gareth Bale. Hazard kërkohet prej kohësh nga Real Madrid dhe duket se në verën e ardhshme ka vendosur të largohet nga “Stamford Bridge”.

Transferimi nuk u krye në verën e kaluar, sepse belgu theu kaviljen, por 27-vjeçari aktualisht është objektivi kryesor i “Los Blancos”, lojtari i preferuar nga trajneri Zinedine Zidane. “Don Balon” ka shkruar se Chelsea i ka propozuar madrilenëve një shkëmbim mëngjarashësh me Gareth Bale, që duket se e ka mbyllur karrierën në “Santiago Bernabeu”.

Chelsea are willing to use Eden Hazard in a swap deal to land Real Madrid star Gareth Bale

Hazard ka lënë një përshtypje të shkëlqyer te Chelsea dhe në këtë sezon, pavarësisht se skuadra e Antonio Conte renditet në vendin e pestë, ai ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë gjashtë asiste.

Pak ditë më parë, kur e pyetën për të ardhmen e tij, Hazard tha: “Në futboll, asnjëherë nuk i dihet. Unë jam i lumtur te Chelsea dhe për momentin jam i përqendruar maksimalisht te fundi i sezonit. Gjatë verës do të ketë kohë për të parë merkaton. Te Real është Zidane dhe unë e kam thënë gjithmonë se e kam pasur idhull kur luante futboll.”

Related posts

NJERIU I REKORDEVE/ RONALDO kalon Selena Gomezin dhe bëhet personi më i ndjekur (FOTO)

Isa.Autor

Nuk kanë të mbaruar problemet te klubi i Tiranës, në skenë dalin borxhe të tjera

Sadik.Autor

Ish-ylli anglez i bën thirrje Arsenalit ta shkarkojë Wengerin

Q.Autor

Leave a Comment