Futboll La Liga

Barcelona vihet në gjurmët e brazilianit të Chelsea…

Barcelona është bërë gati të bëj një ofertë për sulmuesin e Chelsea, Willian, pavarësisht se dëshira e brazilianit është të shkojë te Manchester United. Willian ka bërë një sezon shumë të mirë me “blutë” e Londrës, pavarësisht se nuk ka qenë gjithmonë titullar me Antonio Conte.

Shtypi anglez ka shkruar se Willian është objektivi kryesor i Manchester United në merkaton e verës, por “Don Balon” ka shkruar se Barcelona po përgatit një ofertë për “yllin” e Chelsea.

Rezultate imazhesh për willian

Kryesuesit e La Liga vazhdojnë të jetë të interesuar edhe për Antoine Griezmann të Atletico Madrid, me të cilin gjithashtu do të përballen me konkurrencën e Manchester United. Pra me pak fjalë, Willian dhe Griezmann e kanë të ardhmen të kryqëzuar, njëri do të shkojë te Manchester United, tjetri te Barcelona. Teorikisht të dy futbollistët dëshirojnë të punojnë me Jose Mourinho, por do të mjaftonte një telefonatë nga Lionel Messi për t’i bërë të ndryshojnë mendim.

Related posts

HIDHET SHORTI I KUPËS SË MBRETIT/ “Los Blancos” dhe Barcelona me fat, Valencia përballë surprizës së këtij kompeticioni

Delo.autor

U godit trajneri Gunes, Beshiktashi nuk zbret në fushë ndaj Fenerbahces

Sadik.Autor

Willian: Manchester United? Është një nga skuadrat, më të mira në botë

Sadik.Autor

Leave a Comment