Futboll Seria A

Juventusi në kërkim të një mesfushori, në listë talenti francez Aouar

Lyoni i këtij edicioni është i mbushur me lojtar të talentuar të cilët po kërkohen nga shumë skuadra të njohura.

Në mesin e tyre është edhe Houssem Aouar i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e tij.

Mesfushori i talentuar ka shkëlqyer me fanellën bardh e kaltër duke shënuar katër gola dhe duke asistuar në tre të tjerë.

Kësisoj Aouar ka zgjuar interesimin e gjigantit italian, Juventus që është duke e monitoruar situatën e tij.

Mediat italiane kanë raportuar se Aouar i pëlqen jashtëzakonisht shumë trajnerit Allegri i cili ka kërkuar transferimin e tij në Torino.

19-vjeçari falë paraqitjeve të mira ka zënë një vend edhe në Kombëtaren U21 të Francës, ndërsa qëllimi është të marrë pjesë në botërorin Rusia 2018.

Gjithsesi Juventus nuk do ta ketë të lehtë transferimin e futbollistit të talentuar, pasi Lyon besohet se kërkon rreth 50 milionë euro për të.

Në garë për talentin francez janë edhe Barcelona dhe skuadra angleze Arsenal. 

 

Related posts

TIRANA-FLAMURTARI/ “Bardheblutë” synojnë fitoren radhës (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Irani shënon golin e parë ndaj Marokut

Sadik.Autor

Objektivi i Bayern Munich rikonfirmon angazhimin ndaj klubit aktual

Sadik.Autor

Leave a Comment