Futboll Seria A

Rikuperohet Giorgio Chiellini, gati për Milanin dhe Realin

Giorgio Chiellini është gati për Milanin dhe do të zbresë nga minuta e parë edhe kundër Real Madridit në Champions League.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri doli para mediave për të shpjeguar një pjesë të zgjidhjeve të tij për superndeshjen e kësaj të shtune ndaj Milanit.

Ai premtoi mes të tjerave se do të hedhë në fushë Chiellinin nga minuta e parë, ndërsa nënvizoi se do të bëjnë hapat me radhë, në fillim Serie A dhe më pas do të mendohet për Championsin dhe Realin e Madridit.

“Chiellini është në gjendje të mirë dhe do të luajë, ndërsa Cuadrado do ta nisë nga stoli. Po i rikuperojmë thuajse të gjithë futbollistët në një muaj, ndaj dhe kemi ambicien maksimale deri më 27 maj”, tha Allegri.

“Tani, përballë është Milani dhe janë 7 ndeshje deri në përballjen e drejtpërdrejtë me Napolin. Jemi ende të pakënaqur për dy pikët që lamë kundër Spalit”, u shpreh trajneri Allegri.

“Milani, në 10 ndeshjet e fundit ka marrë 8 fitore dhe dy barazime. Do të jetë një ndeshje e ekuilibruar, ashtu siç i ka hije një përballjeje Juventus-Milan. Për Realin e Madridit do të nisim të mendojmë që nga e hëna”, tha më tej trajneri i kampionëve të Italisë.

Related posts

Neymar synon Realin, i gatshëm për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon

Q.Autor

Edhe një futbollist shqiptar i ftuar në ndeshjen e yjeve për bamirësi

Q.Autor

Shkodra: Skënderbeu më dëmtoi, Pakult si psikolog

Sadik.Autor

Leave a Comment