Futboll

Dy gjermanë mund të zëvendësojnë Unai Emery tek Paris SG

Antonio Conte dhe Luis Enrique kanë qenë emrat e përfolur për të marrë postin e trajnerit tek Paris Saint-Germain, por të premten prestigjozja “L’Equipe” njoftoi, se janë shtuar dy kandidatë të rinj për të zëvendësuar Unai Emery.

Dy gjermanët Tuchel dhe Low kanë tërhequr interesin e drejtuesve të nënkampionëve të Francës. Pas dështimit në Champions League, ish-trajneri i Sevilla, pritet të shkarkohet nga presidenti Nasser Al Khelaifi. Numri një i kryesuesve të Ligue 1 ka qenë kohët e fundit në Katar për të biseduar me investitorët.

“L’Equipe” shkruan, se Thomas Tuchel dhe Joachim Low janë kandidatët e preferuar për të zëvendësuar Emery që nuk e ka bindur presidentin e klubit francez. Ish-trajneri i Borussia Dortmund, Tuchel është larguar nga puna që nga maji i vitit 2017 dhe është i lidhur ngushtë me një lëvizje në Bayern Munich, megjithatë mediat në Gjermani raportojnë, se ai nuk preferohet nga senatorët e bavarezëve.

Ndërkohë Low është një opsion interesant, por duket shumë e vështirë, që ai të largohet nga kombëtarja gjermane pas Kupës së Botës. Edhe Low është lidhur me Bayern, por dëshira e tij është të vazhdojë me Gjermaninë. /EDS/

Related posts

“ISHTE NJË MBRËMJE E ÇMENDUR”/ Vajza brune tregon detaje nga nata e kaluar me Rooney (FOTO)

F.autor

OSTENDE THELLON KRIZËN/ Sidrit Guri luan vetëm 5 minuta ndaj Club Bryzhit

Delo.autor

SERIE A/ Di Francesco i hap dyert Balotellit: E kam kërkuar që te Sassuolo

Sadik.Autor

Leave a Comment