Boks

Arjon Kajoshi eliminohet në Europian, trajnerët e Federata akuza për gjykimin

Boksieri shqiptar Arjon Kajoshi është mundur në fazën çerekfinale të Kampiuonatit Europian të Boksit për moshën U-22, turne që po zhvillohet në Rumani, duke u eliminuar dhe humbur mundësinë për të hyrë në zonën e medaljeve. Shkodrani u mund 4-1 nga rivali izraelit Mikhael Ostroumov, një vendim që sipas trajnerëve të ekipit kombëtar të boksit Zef Gjoni dhe Josif Sermi ishte skandaloz, i turpshëm për sportin e boksit. Kajoshi e ka dominuar ndeshjen në të 3 raundet dhe kur pritej që gjyqtaria t’i jepte fitoren boksierit shqiptar ka ndodhur e kundërta.

Pas përfundimit të duelit ka shpërthyer zemërimi i stafit kuqezi, që përmes postimeve në rrjetet sociale ka ngritur akuza të shumta për vendimin e gjyqtarëve, që ishte tendencioz dhe i njëanshëm. “Arjon Kajoshi fitoi pastër, paçka vendimit që dhanë gjyqtarët. Ne kemi bërë ankimet tona, që nuk kanë për ta ndryshuar rezultatin, por ata gjyqtarë dashakeqës duhet të marrin dënimin e merituar”, tha presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit, Florend Kalivopulli, ndërkohë që të njëjtën linjë kanë patur edhe dy trajnerët Gjoni e Zermi në akuzat e tyre, madje duke përdorur tone edhe më të rënda.

Në këtë Europian, Kajoshi arriti dy fitore dhe u kualifikua deri në çerekfinale, ndërkohë që të pranishëm për ngjyrat kuqezi ishin edhe Krenar Zeneli (një fitore dhe një humbje) e Albert Kapaj (u mund që në start).

Related posts

HUMBJA E BOKSIERIT BRITANIK ME “KO”/ Ja shuma marramendëse që perfitojnë Fury dhe Wilder nga triologjia…

Delo.autor

E PAPRITUR/ I lindur në LEZHË por në botë e njohin si gjerman, ULDEDAJ e thotë hapur: Jam…

Isa.Autor

PËRBALLJA NDAJ BOKSIERIT UKRAINAS/ Joshua prenoton fitoren ndaj Usyk: Do t’ia shuaj ëndrrat për titullin

Delo.autor

Leave a Comment