Futboll Premier League

Manchester United kërkon për mesfushorin e Barcelonës!

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, e ka vënë mesfushorin e Barcelonës, Segio Roberto, në krye të listës së prioriteteve, sipas asaj që thuhet në Spanjë. “Diario Gol” ka raportuar se Mourinho dëshiron që mesfushori spanjoll të vazhdojë karrierën në “Old Trafford”.

25-vjeçari ka një kontratë me Barcelonën deri në qershor 2019, por bisedimet për rinovimin kanë ngecur në vend-numëro.

Image result for Sergi Roberto

Sergio Roberto ka kërkuar një rritje page që nuk është aprovuar nga drejtuesit e Barçës. Kjo pagë spanjollit i ofrohet në “Old Trafford”.

Manchester United mund të përballet me konkurrencën e Liverpool që flitet se e ka futur Roberto në bisedime që gjatë kalimin të Coutinho në “Camp Nou”. Ndoshta transferimi i spanjollit në Premier League gjatë verës është më shumë se një hipotezë.

Related posts

Zidane realist: PSG-ja po zhvillon një sezon të pabesueshëm…

Q.Autor

Premier League/ Përfundojnë ndeshjet, njihuni me rezultatet

Q.Autor

“NUK JAM I KËNAQUR ME MESFUSHËN”/ Flet trajneri Dovedan: Ja çfarë më tha presidenti pas fitores

Delo.autor

Leave a Comment