Futboll Seria A

Lojtari i kombëtares gjermane refuzon rinovimin, Milani gati ta rrëmbejë

Milan është në kërkim të një mesfushori gjatë merkatos së verës. Kuqezinjtë, të cilët janë duke zhvilluar një sezon deri diku pozitiv, kanë disa alternativa për sezonin e ardhshëm.

Emri i ri në listën e Milanit është ai i mesfushorit gjerman Max Meyer. Gjermani, siç raportohet nga agjenti i tij, nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me Schalke 04 dhe klubin gjerman rrezikon ta humbasë me parametra zero. 25-vjeçari po zhvillon një sezon mjaft të mirë duke qenë shumë herë vendimtar për ekipin e Schalke.

Për Mirabellin nuk do të jetë e lehtë, sepse talenti gjerman kërkohet edhe nga Roma dhe Juventusi, duke krijuar në këtë mënyrë një derbi italian. Bayern Munchen, që ishte në avantazh për të siguruar shërbimet e lojtarit, duket se është tërhequr nga gara për shkak se pasi mori Goretzka-n me parametra zero nga Schalke, nuk ka ndërmend të dëmtojë përsëri ekipin e Gelsenkirchen.

Meyer është aktualisht lojtar i kombëtares gjermane, mund të luajë në disa pozicione në mesfushë dhe kjo është arsyeja që trajneri Gennaro Gattuso po e kërkon me ngulm.

Related posts

I THEU HUNDËN KËNGËTARES/ Futbollisti i Barcelonës rrezikon 12 vite burg

Isa.Autor

U PËRFOL SE KËRKOI 40 MILIONË EURO PËR TRANSFERIMIN E HALAND/ Agjenti Raiola: Lajmet e rreme janë…

Delo.autor

DRAMA E ISH-FUTBOLLISTIT DHE VESET! Nga kampion Italie përkrah Maradonës në endacak

Delo.autor

Leave a Comment