Futboll

A do të jetë Spalletti trajner i Interit? Tekniku befason me përgjigjen e tij

Ish trajneri i Romës, Luciano Spalletti beson se ka të ardhme të gjatë si trajner i Interit, edhe pse ai ende ndihet keq pasi që Walter Sabatini dha dorëheqje nga pozita e tij

Ai ka insistuar se do të jetë trajner i Interit edhe për sezonin e ardhshëm, pavarësisht largimit të koordinatorit teknik të Interit, Sabatini.

Mediat shkruan se Sabatini e la postin tek “Nerazzurri” pasi që nuk ishte pajtuar me shqetësimet e tij financiare me pronarët Suning Group dhe vështirsitë që ata mund të hasin.

Kontrata e Spalletit përfundin sezonin e ardhshëm, por ai thotë se është i përkushtuar për të qëndruar në klub dhe ta kualifikojë atë në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm.

“Problemi i rinovimit nuk më intereson. E di që do jem këtu edhe një vit. Nuk shoh asnjë problem”, tha ai gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes me Hellas Verona në Serie A.

“Më pëlqen Milani si qytet, e dua Interin. Jam i lumtur për të punuar këtu. Nëse ne nuk i arrim objektivat tona këtë sezon do të japim përgjegjësi. Por do të luftojmë për ti arritur ato”, ka thënë italiani.

Related posts

NGA NAINGGOLAN TEK ICARDI/ Ja si ndryshon për trajnerin Conte skuadra “Zikaltër”

Delo.autor

NUK DO TA BESONI/ Leonardo shpjegon ARSYEN E LARGIMIT të Andre SILVËS

Isa.Autor

E HABITSHME/ Barcelona, 117 mln euro në 10 vite për… Monchin

Isa.Autor

Leave a Comment