Futboll Premier League

Salah afër një rekordi historik në Premierligë

Salah synon rekordin e Drogbas. Këtë do të tentojë ta thyejë sot kundër Crystal Palace.
Që kur iu bashkua Liverpoolit në verën e vitit 2017 nga Roma, Mohamed Salah ka shkëlqyer dhe ka ndryshuar opinionin e të gjithëve për të, duke u renditur kështu në mesin e lojtarëve më të mirë në botë.

Ai po e shijon sezonin më të mirë në karrierë, që deri më tani ka shënuar 36 gola në të gjitha garat, 28 prej tyre në Premierligë.

Rekordi që synon sot fillimisht ta barazojë dhe më pas ta thyejë, është ai i Didier Drogbas që në sezonin 2009/19 shënoi 29 gola në Premierligë me Chelsean, asnjë lojtar afrikan nuk e ka arritur këtë.

Salah, tani ka 28 dhe është shumë afër që ta thyejë këtë rekord për të shkruar histori.

Related posts

MIQËSORJA NDAJ CORNELLAS/ Luan 30 minuta, Aguero gjen golin e parë me Barcelonën

Delo.autor

NUK PRITEJ TË NDODHTE/ Takimi i parë i Messi-t dhe Sergio Ramos si shokë tek PSG (FOTO)

Delo.autor

Paris SG bën gati ofertën për të nënshkruar me mesfushorin francez

Sadik.Autor

Leave a Comment