Futboll Seria A

Sot në 20:45 antipasta e Pashkëve, luhet supersfida Juve-Milan

Torino, 31 mars 2018, ora 20:45. Luhet kryendeshja e javës së 30-të e Seria A, e shumëpritura Juventus-Milan, në stadiumin “Allianz”. Një përballje mes klasikëve të mëdhenj të futbollit italian, që mund të përcaktojë pjesërisht fatin e këtij kampionati.

Është e vështirë për Juventusin që të mos përqëndrohet në ndeshjen e kampionatit, i hutuar nga ndeshja e menjëhershme e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, të martën e ardhshme, përsëri në Torino. Në fakt, barazimi i fundit në Ferrara me Spal ka sjellë më afër Napolin, tani vetëm -2 pikë nga bardhezinjtë. Dhe “Zonja e Vjetër”, me siguri nuk mund ta ngadalësojë hapin tani.

“Përplasja me Milanin do të jetë thelbësore për t’iu qasur realitetit në mënyrën më të mirë”, – shpjegon Barzagli. Një tjetër temë e lojës është kthimi i Bonuccit në Torino: “Ndaj Leo do të jetë një lojë e veçantë, – vazhdon Barzagli. – Ai do të kthehet në stadiumin tonë, kundër ish-klubit të tij, ku ka shokë dhe miq”.
Ndërkohë, lajme të mira vijnë nga infermieria bardhezi: Cuadrado është shëruar zyrtarisht dhe do të jetë në ndeshjen e së shtunës.

Chiellini, po ashtu, do të jetë rregullisht në qendër të mbrojtjes. Bernardeschi dhe Alex Sandro vazhdojnë një program të personalizuar riaftësimi. Allegri, taktikisht duhet të zgjedhë një modul 4-2-3-1, me Pjanic dhe Matuidi në mesfushë dhe një “trident” pas Higuain, në majën e sulmit.

Milani, nga ana tjetër, vazhdon të rritet dhe ka përfshirjen në Ligën e Kampionëve, sezonin e ardhshëm, në shënjestër. Shtatë vite nga hera e fundit, kur kuqezinjtë pushtonin Torinon, Gattuso dhe të tijtë shpresojnë ta zbusin forcën e Juventusit. Motivimet nuk do të jenë më pak se ato që do të vendosen në finalen e ardhshme të Kupës së Italisë, më 9 maj, e cila do t’i shohë dy ekipet përballë njëri-tjetrit, përsëri. Milani duket të jetë i orientuar për një sulm me Cutrone dhe Kalinic.

Related posts

Kupa e Ligës/ PSG mposht Monaco-n dhe ngre trofeun e parë të sezonit

Sadik.Autor

NUK “FSHIHET” MË/ Allegri e pranon: Juventusi synon të fitojë gjithçka në sezonin e ri

Sadik.Autor

“Plas” keq në Serbi, zjarr në stadium dhe tifozë të arrestuar…

Sadik.Autor

Leave a Comment