Futboll Premier League

Xherdan Shaqiri: Te Stoke nuk mund t’ia dalë as Ronaldinho, jo më unë…

Xherdan Shaqiri ka dhënë një intervistë në Zvicër, që nuk ka shkuar pa u vënë re. Lojtari i Stoke City ankohet për mungesën e cilësisë, që ekipi i tij ka, dhe lë të kuptohet se mund të largohet në muajt e ardhshëm, edhe pse ka një kontratë në fuqi. “Unë kam një ndjenjë se edhe Ronaldinho mund të bënte pak në ekipin ku luaj.

Duhet të kuptoni se është pak më ndryshe kur keni në skuadër lojtarë si Ribery dhe Thiago te Bayern Munich, ose Icardi dhe Kovacic tek Interi. Te Stoke City unë nuk mund të ushtroj shumë ndikim, thjesht sepse ka një mungesë të kualitetit rreth meje. Unë mund të bëj një ndryshim ekstrem te Stoke City në merkaton e transferimeve gjatë kësaj vere për të ringjallur entuziazmin tim”, – tha ai.

Xherdan Shaqiri nënshkroi për klubin anglez në vitin 2015 për 15 milionë euro, i ardhur nga Interi. Ai u rrit si futbollist në Bazel, që nga kategoritë më të ulëta. Nga atje, ai bëri kërcimin e madh te Bayern Munic në vitin 2012 dhe më pas kaloi tek Interi. Në moshën 26-vjeçare dhe pas disa sezoneve në Premier League, e ardhmja e tij është për t’u konsideruar.

Related posts

SKËNDERBEU-VLLAZNIA/ Shkodranët dyfishojnë shifrat, braziliani Da Silva dhuron spektakël (VIDEO)

Delo.autor

Barcelona mendon për blerjet, përgatit planin “B” në merkato

Q.Autor

LIVE/ Kapitullon Milani, Ronaldo shënon të dytin. Higuain ndëshkohet me karton të kuq (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment