Bundesliga Futboll

Rummenigge: Brenda prillit do të marrim një vendim

Presidenti i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka folur për çështjen e trajnerit: “Brenda fundit të prillit do të merret një vendim. Do të jetë një trajner gjerman. Tuchel? Asnjë peng, Salihamidzic ka folur me shumë trajnerë, mes të cilëve ka qenë edhe ai, i cili ka preferuar të zgjedhë një klub tjetër”.

Ndërkohë, sipas “AS”, Robert Lewandowski do të bëjë presion ndaj klubit bavarez që të transferohet te Real Madrid. Sulmuesi polak, gjithmonë sipas shtypit spanjoll, ka zgjedhur madrilenët si ekipin e tij të ardhshëm. Gjithsesi, për të vazhdojnë të interesohen PSG, Chelsea dhe United.

Kështu, Bayern është vënë në kërkim të një zëvendësuesi të mundshëm. Mes alternativave, sipas “AS”, janë Alvaro Morata, Edinson Cavani dhe Timo werner.

 

Related posts

LUFTA RUSI-UKRAINË/ Ronaldo reagon: Duhet të krijojmë një botë më të mirë për fëmijët tanë (FOTO)

Delo.autor

ARRIHET MARRËVESHJA ME MBROJTËSIN E EKIPIT/ Interi rinovon kontratën me lojtarin… (FOTO)

Delo.autor

NJË DEKADË ME BESËLIDHJEN/ Habit sulmuesi serb: Dua të bëhem trajner në Lezhë

Delo.autor

Leave a Comment