Futboll Seria A

Immobile në histori, askush si ai me fanellën e Lazios

Thuhet që për sulmuesit duhet të flasin shifrat por ato të Ciro Immobiles janë shifra për rekord. Me dygolëshin ndaj Beneventos, bomberi i Lazios arriti kuotën e 36 golave sezonalë në të gjitha kompeticionet me skuadrën bardhekaltër duke parakaluar Chinaglian dhe duke vendosur një rekord të ri në historinë e klubit kryeqytetas.

Në një sezon të vetëm askush nuk kishte shënuar kaq shumë gola me fanellën e Lazios pa harruar këtu që Immobile deri në fund të sezonit mund të luajë minimalisht edhe 10 ndeshje me skuadrën e Simone Inzaghit mes kampionatit dhe Europa Leagues.

Immobile në këtë sezon ka realizuar 26 gola në Serinë A ku kryeson listën e golashënuesve , 6 në Europa League, 2 në Kupën e Italisë dhe 2 në Superkupën e Italisë.

Golat e Ciros në këtë sezon janë me të vërtetë shumë 36 në në 39 ndeshje por pasi ka hyrë në historinë e klubit bardhekaltër duke parakaluar Chinaglian që në sezonin 1973-1974 kishte realizuar 34 gola, Immobile tashmë synon të përmirësojë shifrat e tij personale dhe të udhëheqë Lazion drejt një fund sezoni të suksesshëm. Simone Inzaghi mund të kapet fort te goleadori i tij për të siguruar një vend në 4-shen e parë të Serisë A dhe për të shkuar sa më larg në Europa League.

Related posts

A do të transferohet në Madrid? Lewandowski thyen heshtjen me këtë deklaratë

Sadik.Autor

Totti: Roma do ta fitojë kampionatin, ndërsa Juventusi…

Q.Autor

E PAPRITUR/ Vllaznia bën “sefte” humbjen, shkodranët mposhten në Fushë-Krujë

Isa.Autor

Leave a Comment