Futboll Seria A

Befason mesfushori i Romës: Largimi i Salah na ka bërë më të fortë

Mesfushori i Romës, Cengiz Under që është kthyer në qendër të vëmendjes në Evropë pas performancave mjaft të mira këtë edicion, në një intervistë për “Sport Arena Plus”, ka folur për aventurën me verdhekuqtë, ofertën nga City, largimin e Salah, si dhe ka zbuluar idhullin e tij. “Kam marrë një ofertë nga Manchester City, por nuk pajtohem me to.

Projekti i Romës, si dhe qëndrimi i klubit dhe trajnerit, ishin të rëndësishme për mua. Pastaj, sapo u largua Salah, ekipi u bë më i përshtatshëm për aftësitë e mia. Monchi thotë, se unë mund të bëhem një pjesë e rëndësishme e së ardhmes së këtij ekipi”, tha ylli turk.

“Monchi është një njeri shumë i rëndësishëm dhe gjithmonë ka pasur besim të madh tek unë. Ai beson në aftësinë time.

Trajneri i jep të gjithëve një shans, duke i kushtuar gjithnjë vëmendje disiplinës dhe aspektit taktik. Ai u beson lojtarëve dhe gjithmonë përpiqet të marrë më të mirën prej nesh. Kemi një marrëdhënie të mirë”, deklaroi Under.

“Messi? U rrita duke parë videot e tij. Kam shumë respekt për Ronaldon, por Messi është më i miri në botë. Më pëlqen shumë David Silva. Formacioni im ideal? Alisson; Dani Alves, Sergio Ramos, Thiago Silva, Marcelo; Modriç, David Silva, De Bruyne; Salah, Messi, CR7”, shtoi 20-vjeçari.

Related posts

MBAPPE FUT NË SHERR PSG-NË DHE REALIN/ Leonardo akuza të forta, largimi i francezit sjell efekt domino

Delo.autor

BARAZIM I ËMBËL/ Shqipëria del me pikë nga Çekia, një kryevepër e Bajramit “hesht” Pragën

F.autor

MBROJTËSI MAROKEN PO SHKËLQEN TEK INTER/ Real Madrid do Hakimin mbrapsht. Ja shkëmbimi i mundshëm…

Delo.autor

Leave a Comment